Zeka: Brukseli nuk ka dashur ta hetojë krimin në EULEX, reagimi do të ishte i madh

Zeka ka thënë se Simmons ka thënë vetëm një përqindje të vogël të asaj çfarë fshihet pas misionit të EULEX-it në Kosovë, shkruan Rahoveci INFO.

“Po te thellohesh neper dosjet e perpiluara nga Eulexi, del se aty kane punuar imagjinatate e semura te njerezeve te punesuar ne kete mision, te cilet neper vendet e tyre ose ishin komplet te deshtuar ne profesionet e tyre, ose te atille qe kishin probleme me droge dhe alkool, si dhe njereze te divorcuar, ku frustrimi seksual ishte extrem i dukshëm”, ka shkruar Zeka.

Tutje, ai ka përmendur edhe aktakuzën e ngritur ndaj tij nga EULEX-i, duke thënë se po të lexohet dosja e tij, vërtetohet çfarë kriminelësh kanë qenë prokurorët e EULEX-it.

Në fund, Zeka ka thënë se të gjitha veprimet e këtij misioni, janë përfshirë krerët e shtetit të Kosovës, Prokuroria e Kosovës dhe AKI-ja.

Ish-deputeti ka thënë se për të gjitha këto skandale ka folur qysh në vitin 2010, ndërsa tani Simmons po e thotë vetëm një të vërtetë të vogël.

Zeka ka theksuar se Brukseli nuk ka dashur ta hetojë këtë krim, sepse po të dilte e vërteta, reagimi i qytetarëve nëpër vendet e BE-së do të ishte tepër i madh. /Rahoveci INFO/

Postimi i plotë i Zekës:

Simons e ka thene vetem 10% te se vertetes tragjike
Eulexi ka qene organizate kriminale
Ne Eulex, ka pase nja 20 perqind njereze te mire. Njeri prej tyre ka qene edhe shefi i Intelegjnces te Eulexit, nje suedez, emrin e te cilit nuk po e permend, edhe pse, personi ne fjale nuk jeton me.
Kam takuar disa italian te mire, edhe gjerman, po pjesa me e madhe prej tyre, kishin ardhur ne Kosove me dy misione: me u pasuru, edhe me ngjyrose UÇK-ne dhe te gjithe ushtaret dhe perkrahesit, si njereze kriminel.
Po te thellohesh neper dosjet e perpiluara nga Eulexi, del se aty kane punuar imagjinatate e semura te njerezeve te punesuar ne kete mision, te cilet neper vendet e tyre ose ishin komplet te deshtuar ne profesionet e tyre, ose te atille qe kishin probleme me droge dhe alkool, si dhe njereze te divorcuar, ku frustrimi seksual ishte extrem i dukshem.
Mjafton me lexu dosjen e perpiluar dhe te ngritur kunder meje, per ta vertetuar se çfare kriminelesh kane qene prokuroret e Eulexit, duke filluar nga Salustro, e deri tek Diana Vilson, nje punonjese ushtarake britaneze, e cila as qe e kishte haberin e te qenurit prokurore.
Mirepo, per fatin e keq, ne krejte keto pislleqe kane qene te pershire kreret e shtetit te Kosoves, Prokuroria e Kosoves, dhe AKI-ja. Te gjitha keto institucione vetem kane heshtur. Marreveshja e pashkruar ishte: Vetem ne mos na prekni, te tjereve meshonu. Madje edhe ju ndihmojme. Ambasadate poashtu kane qene thelle te implikuara.
Per te gjitha keto kam folur qe me 2010. Simonsi e tha nje te vertete te vockel. Brukseli nuk ka dashte me hetu kete krim. Po te kishte dale e verteta, reagimi qytetare neper vendet e BE-se, do te ishte teper i madh. Izolimi qe po i behet Kosoves, eshte thjeshte nje gjeth fiku, per te mbuluar turpin dhe krimin e kesaje organizate kriminale ne Kosove…!!!

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker