Abdixhiku viziton familjen e presidentit Rugova: Kosovën e tij e jetojmë sot

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku tregon se bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët vizituan familjen Rugova.

Abdixhiku në postimin e tij në Facebook ka thënë se vizita në shtëpinë e familjes Rugova është sikurse të vizitosh muzetë kombëtare.

Postimi i plotë:

“Bashkë me Albinën dhe Erën, sot, bëmë një vizitë shumë të veçantë.
Ishim në shtëpinë rezidencë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova në Velani, ku u pritëm ngrohtësisht nga zonja Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes së Presidentit Rugova.
Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar. Gjenë aty gjithçka që e ka rrethuar Presidentin Rugova; nga vendi i punēs, salloni i pritjes së mysafirëve, libra të shumtë, gurët e tokës së Kosovës, fotografi e përplot gjëra të tjera me vlerë që për secilën ka një rrëfenjë të historisë moderne tē Kosovës.
Me zonjën e parë tē Kosovës për plot 16 vjet, Fanën, biseduam për përpjekjet e familjes në kohën më të vështirë tonën, për Presidentin, përkushtimin e tij për çështjen e Kosovës, Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë dhe për atë se si e shihte ai shtetin tonë në një të ardhme për gjeneratat e reja, atë të fëmijëve tuaj, Erës sime, Evës e Lekës – mbesave e nipave të tij – e gjithë të tjerëve padallim.
Kosovën e tij e jetojmë sot. Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhërrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker