Bajrami e Rrahmani debatojnë për zyrtarë që paguhen e s’punojnë në MAPL, Krasniqi mohon se ka të tillë

Deputeti raportues, Eman Rrahmani ka bërë një pasqyrim të të gjeturave të auditorit për këtë ministri.

Rrahmani mes tjerash ka treguar se nga katër të gjeturat kryesore problematik mbetet performanca e dobët buxhetore.Kurse ai gjithashtu është interesuar të di se pse nuk janë paraqitur në raport rastet kur zyrtarë të ministrive po paguhen edhe pa qenë prezentë në punë.

“Raporti ka paraqitur disa të gjetura. Një nga problematikat që në vazhdimësi paraqitet ka të bëjë më kontrollet e brendshme. Komunikimi jo i mirë brenda institucional. Është e rëndësishme të ngritët niveli i përgjegjësisë në shtrembërimet e shpenzimeve të parasë publike. Viti 2020 është më i dobët në performancën e shpenzimeve buxhetore. Në raport nuk është e paraqitur si e gjetur pagesa e punëtorëve që deri më tani nuk kanë vijuar punën por janë paguar sidomos ata në veri”, është shprehur ai.

Ndërsa Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi  ka thënë se pasqyrat financiare të auditorit paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë.

Gjithashtu Krasniqi ka mohuar se aktualisht kanë ndonjë zyrtar që merr pagë e nuk punon.

“Bazuar në këtë raport MAPL pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë. Në raport janë evidentuar katër të gjetura ku një rekomandim tani është forcuar. Ka qenë e pajustifushshme që ministri i kaluar nuk ka funksionalizuar komunitetin e auditimit të brendshëm. Ne aktualisht si ministri jemi në procesin e riorganizimit dhe risistemimit. Kam bërë rregull që ti bëjmë shpenzimet e stafit të ministrisë në baza javore e mujore. Ndërsa për personat që duhet të punojnë e nuk punojnë nuk ka asnjë zyrtaë në këtë ministri, të gjithë janë sistemuar në komunën e veriut”, ka thënë ai.

Edhe nga Zyra e Auditorit thanë se kanë pasur katër rekomandime të cilat është pajtuar edhe ministri Krasniqi dhe kanë vlerësuar gatishmërinë e tij për përmirësimin e tyre.

Në anën tjetër kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami ka thënë se institucionet janë të detyruara nga marrëveshjet me BE-në të integrojnë personal nga komunitetet, raporton EO.

Bajrami poashtu më shumë e ka parë si ngritje politike këtë çështje sa si të gjetur të auditorit. “Raste të tilla ka pasur dhe ka edhe sot në ministri”, është shprehur ajo.

“Nuk të obligon asnjë marrëveshje ndërkombëtare të paguash dikë që nuk kryem punë”, i është kundërpërgjigjur ai, Bajramit.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker