Bieber: Pse Kosova dhe Serbia do ta arrinin marrëveshjen nëse s’ka shpërblim për këtë?

Bieber thotë se Kosova dhe Serbia nuk do të marrin asnjë shpërblim edhe pasi ta arrijnë marrëveshjen finale.

“Pse Serbia dhe Kosova do të arrijnë një marrëveshje nëse nuk ka shpërblim për këtë. Unë do të thoja se kjo është veçanërisht e vërtetë për Serbinë, ku mbështetja për pranimin në BE po bie nga viti në vit dhe qeveria nuk do të dëshirojë të anëtarësohet në BE aq shpejt sepse shqetësohet se do të duhet ts përmirësojë sundimin e ligjit”, tha Bieber, raporton N1.

“Në këtë moment, është e lehtë të thuash pse do ta bëja atë, ku është shpërblimi, dhe ju mund të jeni plotësisht i bindur se në rast se marrëdhëniet Serbi-Kosovë normalizohen nesër, kjo nuk do t’i hapte dyert për anëtarësimin e Serbisë në BE”, tha Bieber.

Sipas tij, BE-ja duhet të ofrojë një shpërblim për Kosovën dhe Serbinë, sepse derisa integrimi evropian të jetë realist, nuk është e qartë pse këto dy shtete do ta arrinin një marrëveshje.

“Nëse do të isha president i Serbisë tani, nuk e shoh pse do të pajtohesha me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, kur kjo sjell vetëm rrezik politik në vend. Ky vendim nuk do të ishte i popullarizuar dhe shpërblimi për këtë është shumë abstrakt dhe i paqartë”, tha Bieber.

Ai beson se nëse zhbllokohet procesi i zgjerimit të BE-së, kjo do të ndodhë në muajt e ardhshëm, sepse Sllovenia me siguri do të përpiqet të zgjidhë çështjen gjatë presidencës së saj dhe për këtë qëllim ajo do ta organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se një pengesë e madhe për këtë mund të ishin zgjedhjet presidenciale në Francë, si dhe edhe nëse Bullgaria do të hiqte dorë nga bllokimi i Maqedonisë Veriore, Parisi mund të bëhej problem.

“Nëse Bullgaria heq bllokadën pas zgjedhjeve parlamentare, ajo menjëherë do të krijonte një atmosferë pozitive, por nuk mund të jemi të sigurt se bllokadat e reja nuk do të shfaqen menjëherë”, tha Bieber, duke theksuar se bllokimi i procesit të zgjerimit rrezikon besueshmërinë në Bashkimin Evropian.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker