Hoxhaj u bën thirrje institucioneve që sa më shpejtë të gjejnë shkaktarin e helmimeve në Deçan

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se situata në Deçan është shqetësuese.

Ai thotë se organet kompetente duhet që sa më shpejtë ta gjejnë shkaktarin e helmimeve.

Postimi i plotëL

“Është shqetësuese situata në Deçan. Qindra të helmuar, dyshohet nga uji, janë alarm i mjaftueshëm për të konstatuar se diku një hallkë e sigurisë ka dështuar! Organet kompetente, institucionet përgjegjëse duhet sa më shpejtë të gjejnë shkakun dhe shkaktarin eventual.
Me të gjitha mundësitë të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe mbi të gjitha të evitojmë ngjarje të tilla, duke qenë efikas në zbardhjen e rastit”.
Ndryshe, deri tani mbi 1 mijë e 500 qytetarë janë helmuar në Deçan. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker