Kurti takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës i kontribuon paqes dhe sigurisë në rajon

Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, kryeministri Kurti tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon. Kryeministri theksoi edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Jashtëm grek tha se duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit Greqia është shumë e interesuar të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë.

Ministri Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për  liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe projektet energjetike rajonale.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker