Milaim Zeka: Nëse Kokaj e nis raketën, unë do të ha bagla

Zeka ka thënë se deputeti Kokaj është një fizikant i mirë por politikan i dobët.

Ai gjithashtu ka thënë se Kokaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Madje Zeka ka dhënë një premtim publik nëse Kokaj e nis raketën.

“Në lëshon ai raketë unë në vend të bukës kam me nis me hangër bagla të kalit”, tha Zeka.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti planifikon që të nis një reketë në hapësirë.

“Kjo mund të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker