Selmanaj ia parashtron qeverisë pesë kërkesa për situatën në Deçan

Selmanaj në një postim në Facebook ka thënë se duhet mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë për gjendjen e rëndë në Deçan, shkruan Rahoveci INFO.

Ai tutje ka thënë se duhet ndarë mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësor për të gjithë të prekurit.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Thirrje për Qeverinë e Kosovës.

Të thirret urgjent mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë për gjendjen e rëndë në Komunën e Deçanit;

Të ndahen mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësorë për të gjithë të prekurit;

Të sigurohen barnat e nevojshme për trajtimin e të sëmurve;

Të dërgohen profesionistë shtesë shëndetësorë për t’ju dal në ndihmë Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit;

Të merren dhe dërgohen mostrat e analizave në vendet e zhvilluara për të nxjerrë sa më parë përfundimet e shkaqeve që quan në helmimin kaq masiv të qytetarëve të kësaj komune.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim çdo sfide!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker