Bali Muharremaj: AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit

Ai ka thënë se edhe tani po vazhdon të punojë njëjtë siç ka bërë në gjithë mandatin për t’ia lënë qytetarëve në dorë punën e zgjedhjes së kryetarit të ri.

“E kam obligim të punoj për të ecur përpara, prandaj këtë e vendos puna dhe qytetarët. Por, këtë herë nuk kam me e pasë të vështirë. E kam pasë të vështirë në vitin 2017 kur njerëzit nuk më kanë njohur. Nuk ka me qenë sfiduese, por jam i vetëdijshëm se të gjitha partitë hyjnë në garë për të fituar. Dhe besoj se më 17 tetor do të dal fitues”.

Muharremaj edhe më i bindur është se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit, meqë, sipas tij, edhe kryetarët e tjerë nga kjo parti u dëshmuan gjatë mandatit të kaluar.

“AAK del fituese këtë herë në bazë të numrit të komunave. Besoj që komunat që ka Aleanca që i udhëheq, për fat të mirë, të gjitha kanë udhëhequr mirë dhe janë punëtorë. Por, ka ndryshime në çdo komunë dhe besoj se do ta shtojmë numrin e komunave dhe do të jemi të parë më 17 tetor. Kjo ka me qenë realitet. Unë do të jem pjesë e fitores dhe AAK do të ketë numrin më të shumtë të komunave”.

Muharremaj në Klan ka njoftuar se ka qenë në gatishmëri për t’i ndihmuar Deçanit, duke ia ofruar disa mjekë dhe automjetet e emergjencës, por për këtë s’ka pasë nevojë deri tash.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker