Berisha: Një besimtar i Kurtit më ka kërcënuar, tha do t’i “përdhunojë në varr të vdekurit e familjes”

Ajo ka thënë se pikërsisht për këtë arsye ka vendosur që t’i bllokojë komentet në shkrimet e saj në rrjetin social Facebook.

“Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i. Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje.  Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’I”, ka thënë ajo.

“Unë nuk kam shumë ‘të vdekur’, por ata që janë, i dalin boll, kam shumë besim se ‘ata’ nuk dorëzohen lehtë, se n’këtë jetë kanë qenë dofarë mangupash, dofarë robijashash, dofarë pleqnarësh e do gra fisnike që gjatë pushtuesit janë detyruar ta lyejnë fytyrën e bukur me bojë të zezë e me lloç, për ta shpëtuar. Unë kam besim të plotë te ‘të vdekurit e m’i’, por nuk kam besim te Drejtësia shqiptare, prandaj nuk e kam paraqitur rastin në polici. Mendoj se gjarprit duhet t’i mbyllet dera e shtëpisë,  korbin duhet ta mbajmë larg,  arushën duhet ta censurojmë se i han bletët, të keqes duhet t’i mbyllet dera, të censurohet”, ka thënë e njejta.

Berisha shton se “sherri i besimtaërve të kryeministrit, edhe shumë lexues të saj nuk do të kenë mundësi për të komentuar.

“Por më vjen keq që sherri i besimtarëve fanatik të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar.   Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca.  Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit.  Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete.  Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej”, thotë ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker