Familjari i Arben Vitisë, i bashkohet Daut Haradinajt për garën në Prishtinë

Milaim Vitia, njihet si aktivist i dalluar në shoqëri, pjesëmarrës në shumë procese për çështjen kombëtare, është kryetar i shoqatës së peshkatarëve, e cila numëron rreth 500 anëtarë, dhe po ashtu kryetar i shoqatës së gjuetarëve “Gollaku”.

“Në garën tonë për Prishtinën na bashkohet edhe Milaim Vitia.

Vitia vjen nga Hajvalia dhe është po ashtu një aktivist i dalluar në shoqëri. Pjesëmarrës në shumë procese për çështjen kombëtare. Ai është kryetar i shoqatës së peshkatarëve, e cila numëron rreth 500 anëtarë, dhe po ashtu kryetar i shoqatës së gjuetarëve “Gollaku”.

Tashmë kur kompletimi listës sonë për Prishtinën po afrohet dita ditës, jam shumë i lumtur që në këtë liste kemi personalitete të dëshmuara të Kryeqytetit.

Suksese Milaim e dalshim faqebardhë”, ka treguar Haradinaj.

Kujtojmë se, Vitia është familjar i afërt i kandidatit potencial për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker