Haradinaj thirrje Kurtit: Lëre të majtën, eja merru me problemet e vendit tënd

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe tregojnë gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që ta lë të majtën në Greqi e të kthehet në Kosovë, të merret me problemet e vendit.

Postimi i plotë:

“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.
Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!
Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!
RH”.
Ndryshe, zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti kthehet sot në Kosovë dhe mbledh Qeverinë në orën 15:00. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker