Kurti “i shqetësuar”: Nga riviera e bukur greke telefonon Ramosajn për ta pyetur për Deçanin

Për vizitën atje opozita kosovare po e kritikojnë Kurtin, duke thënë se ai do të duhej të ktheje pas situatës që u krijua në Komunën e Deçanit ku dyshohet se mbi 1500 persona u helmuan nga uji i pijshëm.

Kurti me këtë rast u kritikua edhe për çmimet e shtrenjta të hotelit ku ai po qëndron.

Por për të gjitha këto ka dhënë arsyetime zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai po thotë shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori, ndërkohë që ka nënvizuar edhe takimet të cilat po mbanë Kurti në Greqi.

Kryeziu tregon se Kurti të martën ka telefonuar kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në kohën kur aty po qëndronte edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.

Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI.

Sivjet është hera e katërt që kryeministri Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar, sikurse sivjet, simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.

Postimet nga pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në vitet e kaluara mund t’i shihni këtu:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/927956037704281

https://www.facebook.com/albini2017/posts/641782839654937

https://www.facebook.com/albini2017/posts/402236570276233

Gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe politikë, sikurse ai me kryeministrin e Greqisë, z. Mitsotakis, ministrin e Punëve të Jashtëm, z. Dendias, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, z.Panagiotopoulos dhe liderin e opozitës, z. Tsipras, si dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, z. Schinas dhe politikanë e diplomatë nga rajoni dhe bota.

Pas takimit të djeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, z.Dendias, kryeministri Kurti ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Ramosaj dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Vitia më të cilin bisedoi gjersa ai po qëndronte në Deçan. Dje në Deçan ishin edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj.

Të helmuarve ju dëshirojmë edhe njëherë shërim të shpejtë. Po bëjmë gjithçka me të gjitha mundësitë, që së bashku të tejkalojmë këtë gjendje. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker