Mbledhja e qeverisë nis pa kryeministrin Albin Kurti

Nuk dihet nëse kryeministri Albin Kurti është kthyer nga Greqia pasi është njoftuar se ai sot vjen në Kosovë.

Sidoqoftë mbledhja e Qeverisë po udhëhiqet nga zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

Ende nuk dihet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

Ndryshe, Kurti ndodhet në vizitë zyrtare në Greqi.

Këtë e ka konfirmuar sot Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti.

“Ai është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Kurti ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.

Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë.

Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker