Musliu i del në mbrojtje Kimete Berishës: Të reagojnë Vjosa Osmani e Albin Kurti

Në një postim në Facebook, Musliu thotë se nuk e njeh personalisht Berishën, por shton se edhe ajo sikurse opinionistja ka marrë kërcënime e sharje nga “besimtarët e Albinit”.

“Me Kimeten sot do duhej të ishte edhe Vjosa Osmani, edhe Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, edhe Mimoza Kusari Lilaj, edhe Saranda Bugujevci edhe Tinka Kurti, por edhe të gjithë ata “Metropolitanat” qe reagojnë në tufë kur e njejta gjuhë përdoret ndaj emrave të lartëshenuarve.  Kauzat e grave nuk qohen përpara duke përdorur standarde të dyfishta”, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

“Pa harruar që për shkak të shkrimeve hipotetike të Kimetes e cila as nuk me njeh dhe as nuk e njoh përsonalisht , unë dhjetra herë kam përjetuar sharje të gjallëve e të vdekurve nga “besimtaret e Albinit”, unë sot jam me Kimeten dhe kundër atyre që argument të vetem e kan sharjen, linqimin dhe banalizimin. Me Kimeten sot do duhej të ishte edhe Vjosa Osmani, edhe Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, edhe Mimoza Kusari Lilaj, edhe Saranda Bugujevci edhe Tinka Kurti, por edhe të gjthë ata “Metropolitanat” qe reagojnë në tufë kur e njejta gjuhë përdoret ndaj emrave të lartëshenuarve.
Kauzat e grave nuk qohen përpara duke përdorur standarde të dyfishta”.

Reagimi i Musliut vjen pasi opinionistja Kimete Berisha tha se mori kërcënime nga përkrahësit e Kurtit. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker