Haradinaj: Shpresat tona mbesin te Uashingtoni

Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në postimin e tij, Haradinaj thotë se takimi mes Biden dhe Merkel është i nevojshëm për t’u adresuar çështjet e hapura të Ballkanit, ndërsa shkroi “Shpresat tona mbesin te Washingtoni!”.
Postimi i plotë:
“Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker