Limaj për dëshminë e Simmons: Fakti më i mirë se EULEX ka vepruar kundër krerëve të UÇK-së

“Ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut. Hetimet në Ministrinë e Transportit kanë pasur qëllimin që me kalua në krimet e luftës. Krejt procesi tregon se veprimet e Ministrisë kanë qenë me shkatërrua autoritetin tim që kur të veprohet në krimet e luftës mos t’i dhimbsem askujt”, ka thënë Limaj.

Këto komente Limaj i bëri në Debat Plus të RTV Dukagjinit, ku komentoi edhe raportimin e Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEXI-it, Malclom Simmons, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Për herë të parë Simmons nuk ka dhënë opinione dhe intervista, por iu ka drejtuar institucionit më të lartë në Kosovë dhe ka dhënë dëshmi. Dëshmi e cila është e dëshmuar dhe e transkriptuar nga Kuvendi i Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë e kanë një dëshmi nga ish-kryetari i gjyqtarëve te EULEX-it, i cili i konfirmon ato që i ka thënë në të kaluarën dhe i thotë edhe disa çështje më shumë se çka ka thënë deri më tani”, tha ai në Debat Plus të Dukagjinit.

Limaj shtoi se dëshmia e Simmons është fakti më i mirë që misioni i EULEX-it ka bërë veprime kundër ish-krerëve të UÇK-së.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker