“Marre, turp”, Zemaj me reagim të ashpër për tarifën 5-euroshe në regjistrim

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim jo vetëm që është i padrejtë, por edhe hipokrizi.

“T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi. Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet.

Në emër të “luftës kundër varfërisë” të varfëron, në emër të “uljes së papunësisë” e rritë papunësinë, në emër të “luftës kundër hajnisë”, të vjedh. Marre, turp!”, ka shkruar Zemaj.

Lidhur me këtë vendim kanë reaguar edhe shumë deputetë të tjerë, në mesin e tyre edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë për të drejtat e tyre.

Nga data 1 shtator, kompania “Auto Control Kosova”, do të inkasojë nga 4.90 euro, për secilin automjet për t’i vënë asaj tiketën ngjitëse, e cila konfirmon se mjetit motorik i është kryer kontrolli teknik.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker