Përkrahësja e Vetëvendosjes emërohet Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Telekom

Sylaj, e cila nga sot erdhi në këtë pozitë në Telekom, është përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në profilin saj e në Facebook, ajo nuk e ka fshehur përkrahjen për VV-në, teksa publikoi edhe foto me moton e kësaj partie në mbishkrim “Krejt dhe drejt”.
Duhet përkujtuar që Lëvizja Vetëvendosje ndër vite pati kritikuar drejtuesit e shtetit të cilët bënin emërime partiake e familjare.
Por akuza të ngjashme tani ka në drejtim të Vetëvendosjes, parti kjo e cila për të disatën herë po akuzohet për emërime familjare e partiake.
Nuk dihet se si Sylaj u emërua në postin e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, apo një nga dikasteret me të rëndësishme të Telekomit të Kosovës.
Më parë Vetëvendosje vazhdimisht ka kritikuar qeveritë e kaluara për ndikimin e tyre në dështimet që pati Telekomi i Kosovës./Rahoveci INFO/
