Rasti i Deçanit, pas Vuçiqit reagon edhe “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë

Zyra që drejtohet ne Petar Petkoviq, thotë se raportimet e tilla janë të pavërteta dhe se s’ka asnjë provë që implikon dy serbët me rastin e  helmimit të ujit.

Ai ka thënë se pikërisht lajme të tilla kanë qenë ato të cilat kanë shkaktuar dhunën dhe trazirat e marsit 2004.

Në komunikatën e lëshuar për medie nga kjo zyrë po ashtu kanë thënë se u kanë dërguar letër sot misioneve ndërkombëtare që janë në Kosovë me një kërkesë të qartë që të ndalet kampanja e papërgjegjshme e lajmeve të rreme.

“Si rezultat i lajmeve të tilla të rreme mund të ketë pasoja të gjera për situatën edhe ashtu të brishtë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë rast më parë reagoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se janë duke u analizuar disa pamje.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa Novi Sadit, ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, deklaroi ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker