Shuhet zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët dhe qytetarët

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan. Ju informojmë se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Rahoveci INFO.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, komuna ka njoftuar se punëtorët komunal dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna në këtë objekt është ndërprerë për ditën e sotme.

Komunikata e plotë:

Të nderuar përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.

Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën.

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker