Abdixhiku: Si ministër, refuzova dy herë nënshkrimin e kontratës për tiketa ngjitëse

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook thotë se u jep të drejtë atyre për protestën lidhur me kontratën e “tiketës ngjitëse” të nënshkruar nga ministria e Liburn Aliut.

Ai shtoi se si ministër i Infrastrukturës kishte refuzuar të nënshkruaj atë kontratë pasi ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike.

Ndërsa, dënon dhunën e policëve ndaj PSD-së, duke thënë se pamjet e tilla sjellin dëshpërim.

Postimi i plotë:

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik.
Pamjet e sotme sjellin dëshpërim.
U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv.
Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker