Çka do bënte Kurti po të kthehej nga Greqia, PDK i përgjigjet Bajqinovcit: Bash kurgjo hiq

Këto deklarata ai i bëri duke mbrojtur qëndrimin e Kurtit në Greqi në një kohë shumë të ndjeshme për vendin, teksa të njëjtave u janë përgjigjur nga PDK, shkruan Rahoveci INFO.

Zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti “bash kurgjo” s’do të bënte edhe po të ishte në Kosovë.

“Mirë e ka deputeti i VV-së, Bajqinofci, “çka kish mujt me bo Kurti nëse kish qenë këtu?”. Përgjigjja është e thjeshtë – “bash kurgjo”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

ÇKA PO NA DËSHMON ALBIN KURTI ME IKJEN E TIJ PREJ KOSOVËS NË GREQI, FRANCË…?

>> Mirë e ka deputeti i VV-së, Bajqinofci, “çka kish mujt me bo Kurti nëse kish qenë këtu?”. Përgjigjja është e thjeshtë – “bash kurgjo”, “pse kur bani diçka?”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iku nga detyra e tij. Ai nuk u kthye kur kjo kërkohej për qytetarët. Ai u mjaftua me një status që e shkruajti nga ishujt grekë. 1000, 1500, 2000 të helmuar, ishin veç statistika për Albin Kurtin, i cili nuk kishte aspak ndjeshmëri përballë tyre.

Duke ikur Albin Kurti na dëshmoi dy gjëra kryesore.

DEÇANI U LA I VETËM NGA KURTI

Deçani mbeti i vetëm dhe pa dorën e shtetit dhe të partisë në pushtet, Vetëvendosjes. Prezenca e një kryeministri kur ndodhin fatkeqësi është e domosdoshme, por kësaj radhe ai nuk erdhi në Deçan, por qëndroi në ishujt grekë. Tash paska vazhduar edhe në Francë.

LUFTA E ALBIN KURTIT KUNDËR INSTITUCIONEVE

Albin Kurti si opozitar i ka luftuar institucionet qendrore dhe lokale duke i quajtura si te paafta dhe duke i paraqitur të gjitha, pa dallim, si të korruptuara. Këto ditë, këto institucione që prej vitesh janë sulmuar nga Kurti dhe Vetëvendosje, e që vazhdojnë të sulmohen, u treguan të afta për të reaguar. Institucionet arritën të reagojnë si duhet për shkak të punës që është bërë në të kaluarën për ndërtimin e tyre. Dora e Vetëvendosjes askund nuk u pa, madje reagoi me vonesë.

*

Mirë e ka deputeti i VV-së, Bajqinofci, “çka kish mujt me bo Kurti nëse kish qenë këtu?”. Përgjigjja është e thjeshtë – “bash kurgjo”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker