Deputetja Bytyqi: Presidentja të reagojë për dhunën e sotme ndaj grave

Sipas saj, Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.

Bytyqi thekson që Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.

Postimi i plotë:
“Reagim!
Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet.
Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.
Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregëdetare si ndonjë pjesë filmi.
Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.
Shteti duhet të reagoj në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmoj që jemi të lirë dhe jo në një shtet të uzurpuar”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker