Deputetja e VV-së reagon për arrestimet e zyrtarëve të PSD’së

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se nuk është ndier mirë kur ka pa arrestimet e aktivistëve, e sidomos kur subjekt i arrestimit ishin gratë.

Ajo thekson se protesta është mjet i rëndësishëm demokratik, por thotë se demokracia nuk ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Postimi i plotë:

“Nuk ndihesh mirë me pa pamje të arrestimeve sigurisht. Aq më keq kur e pësojnë vajzat. Protesta është mjet i rëndësishëm demokratik. Gjithmonë mbetet.
Ndërkaq për disa që kanë reaguar për herë të parë: e keni pasë mundësinë me u dëshmu edhe më herët. Demokracia nuk fillon në gjysmën e dytë të vitit 2021. Jemi këtej prej kohësh”.
Ndryshe, aktivistët e PSD-së protestuan sot para institucioneve kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifën prej pesë eurove që do t’u faturohet qytetarëve sa herë që ata të regjistrojnë veturat e tyre.
Nga ky aksion mbetën të arrestuar i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të tjerë. Molliqaj është ndaluar për 48-orë, ndërsa të tjerët janë liruar. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker