Durmishi ndërron fjalët për 5-euroshin në regjistrim: Kam qenë i detyruar ta nënshkruaj

Durmishi në Kanal10 ka thënë po të ishte nga fillimi do të vepronte ndryshe, por se shpalljen e fituesit, e ka bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po thërret protesta, bashkë me Pal Lekajn.

“Unë nuk jam i kënaqur me një proces të tillë, unë do ta bëja ndryshe, e kam nënshkruar sepse bartë pasoja ligjore nëse nuk e nënshkruaj, sepse e dëmtoj buxhetin e shtetit nëse nuk e nënshkruaj, përndryshe po të kisha pasur mundësi të bëja nga fillimi nuk do ta bëja në këtë mënyrë, por unë kam qenë para aktit të kryer në fund pas tre muaj në ministri të gjitha interpretimet e mundshme ka qenë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet, ose do të dëmtohet buxheti i shtetit për shkak se këtë rast do ta fitojë në gjykatë, kjo ka qenë arsyeja që e kam nënshkruar, në të kundërtën po të mund ta filloja si proces nga fillimi do ta bëja ndryshe jo kështu”, ka thënë Durmishi.

Këtë e ka filluar Ramush Haradinaj i cili po thërret protesta për këtë çështje, ai e ka filluar bashkë më Pal Lekajn ata e kanë shpallë fituesin jo unë”, tha Durmishi. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker