Gërvalla viziton Suharekën e Dragashin, informohet për përgatitjet rreth pritjes së mërgimtarëve

Gërvalla sot ka vizituar komunën e Suharekës dhe të Dragashit.

Gjatë vizitës në Suharekë, Ministrja u prit në takim nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Së bashku biseduan për organizimin e kësaj komune që karakterizohet me një numër të madh të pjesëtarëve të mërgatës, lidhur me shërbimet komunale, lëshimin e dokumenteve, programin kulturorë etj. Gjithashtu u pajtuan që të ngritet niveli i bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal në shumë sektorë, në mënyrë që të menaxhohet fluksi i madh i kërkesave karshi institucioneve nga ana e bashkatdhetarëve gjatë periudhës së verës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Takimin e radhës, ajo e zhvilloi në komunën e Dragashit. Atje u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani.

“Ministrja Gërvalla, u informua lidhur me përgatitjet dhe kapacitetet e kësaj komune për të ofruar shërbime në muajt e verës kur rritet fluksi i kërkesave pas ardhjes së mërgatës. Po ashtu kanë biseduar edhe për mundësi të zhvillimit të turizmit përmes tërheqjes së investimeve në këtë zonë duke e parë diasporën si urë lidhëse në këtë relacion”, njofton ministria.

Ministrja e Diasporës, do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim vizitat e saj nëpër komuna dhe institucione relevante për tu siguruar se janë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për të ofruar shërbime sa më të mira për mërgatën. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker