Haradinaj, Kurtit: A e ki njet mu kthy? Apo e ke lënë qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

Në këtë postim të tij, Haradinaj e ka përmendur edhe zv/ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të cilin e ka quajtur “mjeshtër për mashtrime me tenderë”, shkruan Rahoveci INFO.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka përmendur tenderin për pesë eurot shtesë në regjistrimin e automjeteve, duke thënë se i njëjti ishte anuluar gjatë qeverisjes së tij, duke përgënjeshtruar kështu zv/ministrin Durmishi.

“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.

Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.

Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker