Hoti: Rishikimi i buxhetit nuk reflekton premtimet elektorale të qeverisë

Hoti tha se premtimet që janë dhënë për rritje të pagave, pensioneve e disa skema sociale, nuk është e qartë se si do të realizohen.

“Rishikimi ka supozuar që pandemia ka përfunduar edhe pse ne jemi larg arritjes së cakut të vaksinimit masiv të qytetarëve edhe kjo nënkupton që krejt parashikimet buxhetore mund të jenë të pasakta. Vala tjetër e pandemisë mund të pritet pak në gusht ose në shtator, në fakt edhe vet ministri i Shëndetësisë para disa dite e ngriti shqetësimin e tij që duhet të përgatitemi për një valë të re të pandemisë dhe kjo ka implikime buxhetore në përgjithësi. Duhet thënë dhe kjo është shumë e rëndësishme, ky rishikim i buxhetit nuk e reflekton asnjë nga premtimet elektorale të kësaj qeverie dhe programit të qeverisë. Një çështje që është ligjore që është obligim ligjor i qeverisë, i Ministrisë së Financave është mirëmbajtja e rregullës fiskale ne e dimë që e kemi tejkaluar rregullën fiskale vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por tash ministri duhet të na tregojë qartë se si do të kthehemi ne brenda rregullës fiskale këtë vit dhe vitin e ardhshëm në veçanti”, tha Murati.

Hoti e ka quajtur shkelje ligjore shfuqizimin e memorandumeve në mes qeverisë e komunave për projekte të ndryshme.

“Është gabim i madh, është shkelje ligjore, është mosrespektim i ligjit shfuqizimi i memorandumeve me komunat. Ne gjatë punës që do të bëjmë në komision unë do t’i nxjerri një nga një projektet komunale të cilat janë shfuqizuar këto memorandume edhe praktikisht do të shohim efektin e vendimeve jo ligjore të plot ministrave sa i përket realizimit të këtyre projekteve. Për të gjitha këto arsye ne e kemi të pamundur që të mbështesim këtë rishikim të buxhetit”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker