Hysen Durmishi ia hedh fajin Pal Lekajt për tarifën prej 5 eurove, tregon pse e nënshkroi kontratën

Durmishi fajin ia gjuan ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt. Sipas tij, ish-ministri Lekaj e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën.

“Ministria e Pal Lekajt, e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën. Kompania është shpallur e papërgjegjshme nga komisioni vlerësues. E kur ka fituar kompania që këta nuk kanë dashtë me ia dhanë këtë projekt, sekretari e ka anuluar raportin e komisionit vlerësues, gjë që është shkelje ligjore. Pas kësaj, kompania e cila i ka plotësuar kriteret ka bërë kërkesë për interpretim ligjor në Zyrën e Kryeministrit”, është shprehur Durmishi.

“Interpretimi ligjor është se ky vendim i sekretarit është antiligjor dhe është nul, i pavlefshëm. Kjo është arsyeja pse unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje. Po të kishte anulim, unë nuk do ta nënshkruaja”, shtoi Durmishi.

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker