Konjufca: Lutemi që Gjermania mike ta kalojë me sa më pak pasoja këtë tragjedi natyrore

Konjufca në një postim në Facebook ka thënë se Gjermania si vend mik i Kosovës po kalon nëpër moment të vështira dhe me pasoja tragjike, shkruan Rahoveci INFO.

Ai tutje ka shtuar se Kosova dhe populli i saj janë me shpirt e zemër pranë viktimave dhe popullit mik gjerman.

“Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike.

Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 50 njerëz dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur.

Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman.

Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker