Krasniqi reagon sërish: A mund ta imagjinoni ndonjë pushtet autoritar që nuk i mbanë në burg liderët opozitarë?

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka pyetur nëse mund të imagjinohet një pushtet autoritar që nuk i mbanë liderët opozitarë në burg.

“Tek e fundit, a mund ta imagjinoni ndonjë pushtet autoritar që nuk i mbanë në burg liderët opozitarë”, ka shkruar Krasniqi.

Përmes një postimi më parë, Krasniqi tha se sot u përdor dhunë në mbrojtje të monopoleve,

“Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.
Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor.
Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s’don me pa e me kuptu:
Paratë do t’ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t’ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset.
Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë”, kishte shkruar ai. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker