Musliu: As armiku me i madh nuk e shkatërron imazhin e Policisë sa gjesti i këtij individi

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur polici arrestoi aktivisten e PSD-së.

Ajo thotë se kjo pamje nuk do të duhej të ekzistonte dhe imazhin e policisë nuk e shkatërron as armiku më i madh sesa ky gjest i policit.

Musliu bën thirrje që të ndalet shkatërrimi i imazhit të Policisë së Kosovës me veprime të tilla.

Postimi i plotë:

“Me dhemb shpirti për Policinë e Kosovës. Kjo pamje nuk do të duhej të ekzistonte. As armiku me i madh nuk e shkatërron imazhin e Policisë sa gjesti i këtij individi. Si një deputete që 10 vite kam përcjellë politikat e sigurisë jam e zhgënjyer, e revoltuar, e dëshpëruar nga kjo pamje. Kjo nuk guxon të ndodhë asnjëherë! STOP SHKATËRRIMIT TË IMAZHIT TË POLICISË SË KOSOVËS!”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker