Nga 100 premtime, Shpend Ahmeti i realizoi veç 28

Kështu thuhet në raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”, të publikuar nga Organizata Iniciativa për Progres (INPO).

Qëndrim Arifi nga INPO tha se nga 100 premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, Shpend Ahmeti ka arritur të realizojë vetëm 28 prej tyre.

Ai prezantoi të gjeturat e secilit premtim veç e veç, ku edhe tregoi për rezultatet e secilit premtim.

“Gjithsej janë përmbushur 28 premtime, apo 28 përqind e tyre, për 15 premtime vlerësojmë se janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 34 prej tyre janë të filluara. Të filluara ne i kemi konsideruar qoftë edhe një hap të vetëm simbolik që është bërë në drejtim të përmbushjes së premtimit, ndërsa për 23 premtime nuk është ndërmarr as edhe një masë e vogël, e cila do të na shtynte t’i futnim në mesin e premtimeve të filluara”, tha Arifi.

Diell Haxhimusa nga INPO tregoi se në cilat fusha ka realizuar më shumë premtime kryetari Shpend Ahmeti, si dhe ato me më pas realizime.

“Fusha me më së paku premtimet të realizuara është ‘Prona jonë e barabartë në planifikim’, ku nga 14 premtime, plotësisht nuk është realizuar asnjë. Fusha me më së shumti realizim është fusha ‘Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve’, ku nga 10 premtime të Shpend Ahmetit, 8 prej tyre janë realizuar plotësisht. Më shumë se gjysma e premtimeve, përkatësisht 57 përqind e premtimeve janë në fazën fillestare të implementimit, përkatësisht nuk kanë filluar are të realizohen”, tha ai.

Raporti “100 premtimet e Shpend Ahmetit” rekomandon të parin e Prishtinës që të intensifikojë angazhimet në kuadër të realizimit të premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, ku si pasojë edhe është fituar mandati 4 vjeçar.

Raporti rekomandon po ashtu që kryetari Shpend Ahmeti të shpërndajë përgjegjësitë për secilin drejtor komunal, si dhe të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që premtimet e filluara apo ato gjysmë të përfunduara në të ardhmen të përmbushen plotësisht. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker