Nga pushimet në Greqi, tek filmat në Francë: Kurtin “s’ka kush” që e kthen në Kosovë

Pas përfundimit të qëndrimit në Greqi, ai tanimë ka udhëtuar në Nice të Francës për një vizitë jo-zyrtare, shkruan Rahoveci INFO.
Ai atje ka shkuar për festivalin e filmit të Cannes.
Për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
“Ka mrri në Nice në ora 19:00, nuk ka shku zyrtarisht po ka shku në festival të filmit të Cannes. Pse nuk ka shku ministri i Kulturës. Nuk kisha desht që ju mos me inform opinionin që kryeministri ka shkuar nga pushimet në një festival filmi”, ka thënë Haliti.
Kurti tash e disa ditë është jashtë Kosovës, pavarësisht se në vend është situatë jo e zakonshme për shkak të helmimeve masive në Deçan. /Rahoveci INFO/