Pas pushimeve në Greqi, Kurti paraqitet nga Franca: Flet diçka për filma, asgjë për Deçanin

Nga data 8 korrik, kryeministri kishte nisur një vizitë zyrtare në Greqi, ndërsa tani ka udhëtuar në Francë për vizitë jozyrtare.

Kurti nuk ishte kthyer nga Greqia edhe pse në Deçan u helmuan mbi 2 mijë qytetarë dhe kishte reagime të shumta për udhëtimin e tij.

Megjithatë, udhëtimin e Kurtit, anëtarët e Vetëvendosjes e kishin arsyetuar duke thënë se po mundohet që ta sjellë njohjen nga ky shtet.

Por, pas Greqisë ai udhëtoi bashkë me gruan dhe vajzën për në Francë, për të përcjellë nga afër Fesitvalin e Filmit në Kanë.

Kryeministri ka marrë pjesë në premierën e filmit “Pa vend” në Kanë, film i cili po garon për “Palmën e Artë”.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti flet për filmin “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda, që u shfaq sot në Debussy në Kanë.

Ai thotë se filmi do të shfaqet në gusht në Festivalin “Dokufest” në Prizren, kurse uron që ky film nesër (e shtunë) të triumfojë për “Palmën e Artë”.

Kurti përmendi edhe filmin tjetër kosovar, “Luaneshat e Kodrës”, që u shfaq në Kanë, teksa shpreh mbështetjen e Qeverisë në fushën e kinematografisë.

Postimi i plotë:

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren. Urojmë që nesër mbrëma në ceremoninë përmbyllëse të edicionit 74 kur shpallen fituesit e Palmës së Artë të këtij festivali prestigjioz të ngadhënjejë filmi ynë. Këtu është shfaqur edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë.

Mbështetja e qeverisë së Kosovës për filmin tonë do të rritet ndjeshëm për vitet në vijim, sepse në këtë fushë arti e kulture po shpërthejnë talentet tona e po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare”.

Por, pavarësisht gjendjes në Deçan me qytetarët e helmuar dhe publikimin e rezultateve të analizave, ku rezulton se kishte bakterie në ujë, kryeministri nuk e tha asnjë fjalë për këtë rast. /Rahoveci INFO/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker