PSD aksion për taksën 5-euroshe, veturave zyrtare ua vendos tiketën “zhvatës”

Ata në veturat zyrtare, kanë shkruar “zhvatës” në shenjë proteste për taksën prej 5 eurosh të vendosur në regjistrimin e automjeteve, shkruan Rahoveci INFO.

Me anë të një postimi në Facebook, PSD ka thënë se ky veprim i qeverisë po tregon se ajo është vazhdimësi e pushteteve të kaluara dhe jo diçka e re.

“Mbi 2 milionë euro në vit një kompanie private. Pa konkurencë. Monopol. Çmim 5 fish më të shtrenjtë, 90% e të cilit është fitim për kompaninë. Kompani me 3 punëtorë. Arsyetimi? Skandaloz. E paska nisur qeveria e kaluar. Pra këta qenkan vetëm vazhdimësi, jo ndryshim. Këtë na e tha Hysen Durmishi dje. Këtë po e thotë Albin Kurti përditë”, thuhet në reagimin e PSD-së. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker