Vlora Çitaku pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së: E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar!

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se pamjet e tilla, si ajo e arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së e kanë lënë të tmerruar atë.

Çitaku thotë se Ministri i Brendshëm nuk skuqet nga këto pamje, por ajo nuk do donte t’i shihte ato askund në botë.

Postimi i plotë:

“E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.

Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.

E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm të cilët i shërbejnë shtetit me nder.

Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.
Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker