Behramaj: Kurti u përkujdes një muaj më heret për fustanët, por s’po i intereson përkujdesja për deçanasit

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj është shpehur se Kurti është përkujdesur një muaj më herët për fustanët që duhet t’i veshin gruaja dhe vajza e tij, ndërsa as që i ka interesuar situta me 2 mijë deçanas të helmuar, shkruan Rahoveci INFO.

“Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Behramajt:

Çfarë kryeministri fantastik! Në njërën anë, një muaj më herët përkujdeset edhe për fustanët që duhet t’i veshin bashkëshortja dhe vajza e tij në festivalin e filmit në Kanë. Ndërsa, në anën tjetër, as që i intereson përkujdesja për afër 2 mijë deçanas të helmuar. Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker