Nga luksi i Greqisë tek filmat në Francë: Kurti që 9 ditë jashtë Kosovës

Më 8 korrik, Kurti ka udhëtuar në Greqi, teksa po të njëjtën natë ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga “The Economist” ku i pranishëm ishte edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Rahoveci INFO.

Të njëjtin e takoi veç pak më vonë, teksa i kërkoi edhe njohjen e Kosovës nga shteti grek.

Menjëherë pas kësaj, ai mori pjesë edhe në simpoziumin “SYMI 2021” në Athinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri i vendit qëndroi në një nga hotelet më luksoze të Athinës. Ai qëndroi aty deri më 15 korrik kur mori rrugën për në Nice të Francës.

Ish kryeministri grek tregon që Kurti me familje gjenden në resortin superluksoz në Greqi, Deçani në gjendje të jashtëzakonshme

Por edhe këtu, Kurti nuk është se shkoi për ndonjë takim zyrtar. Aty po merr pjesë në festivalin e filmit të Kanës.

Mos-prezenca e Kurtit në Kosovë në një kohë kur në Deçan kanë ndodhur helmime masive nga uji i pijshëm ka qenë kryetemë e ditëve të fundit.

Opozita, shoqëria civile e mediat e kanë kritikuar me të madh kreun e qeverisë së Kosovës për neglizhencë totale në kryerjen e detyrave të veta.

Opozita madje ka vlerësuar se është hera e parë që ndodhë që një kryeministër nuk kthen kokën pas kur në vendin e tij ndodhin helmime masive, teksa ai gjendet jashtë vendit.

Madje, për rastin e Deçanit ai u mjaftua me vetëm një telefonatë që ia bëri kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj si dhe një status në Facebook.

Ende nuk dihet nëse qëndrimi i Kurtit jashtë Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje, pasi që ai të hënën pritet të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në kuadër të vazhdimit të dialogut. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker