Pamje nga momenti i parakalimit të kryeministrit Kurti në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës

Kryeministri ka marrë pjesë në premierën e festivalit të fimit kosovar “Pa vend”, i cili po garon për “Palmën e Artë”.

Mediumi francez “Canal+”, ka publikuar pamje nga momenti kur kryeministri Kurti bashkë me gruan dhe vajzën parakaluan në tapetin e kuq të festivalit.

Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi, Kurti shprehu mbështetje për filmin “Pa vend”, të cilit i dëshiroi sukses në këtë festival.

Vizita e Kurtit në Francë erdhi pas vizitës disaditore që e kishte në Greqi, ku ishte për një vizitë zyrtare.

Kryeministri pritet që nesër të udhëtojë drejt Brukselit, për takimin e radhës të së hënës bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /Rahoveci INFO/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arben Zharku (@arbenzharku)

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker