PSD e quan “të zorit” reagimin e qeverisë: Dhuna policore tregon se po nis përndjekja

Në një reagim për media, PSD thotë se reagimi i qeverisë ka ardhur vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik, shkruan Rahoveci INFO.

Madje sipas kësaj partie, dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve.

“Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?”, thuhet në postimin e PSD-së.

Postimi i plotë:

Çka tregon reagimi i Qeverisë?

Reagimi i Qeverisë nuk erdhi pasi u përdor dhunë nga policia, as pasi u arrestuan aktivistët. Qeveria ka reaguar vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik. Prandaj reagimi doli në ora 23:00. Kjo është mënyra e vetme sesi ky pushtet matet. Reagimi është i vonshëm, dhe erdhi prej zorit.

Dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve. Ajo merr forma të ndryshme në kohë, por qëllimi është i njëjtë: paqtimi i dallimeve, dëgjueshmëria, disiplinimi. Policët më të zellshëm në ushtrimin e dhunës janë ata që marrin tagrin moral e politik prej populizmit të Kryeministrit Kurti. Rendet me tendenca totalitare janë të rrezikshme sepse funksionojnë pa nevojën për komandime direkte nga sipër. Dhuna policore është e papranueshme. Qeveria nuk mund të fshihet prapa një reagimi e një suspendimi të policit. Qeveria fshihet prapa një reagimi që flet për të drejtën për protestë, e në njëjtën kohë dhe për të njëjtin parim mbanë të burgosur Kryetarin e PSD-së.

Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker