Syla: Lutfi Haziri sakrifikoi, ai nuk është si Vjosa Osmani që e sakatoi LDK-në

Syla në një postim në Facebook ka thënë se profile i Hazirit është më i nevojshëm në Prishtinë, por që sipas tij Haziri vendosi të sakrifikohet, shkruan Rahoveci INFO.
“Ai nuk është si Vjosa Osmani e cila e sakatoi partinë”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë i tij:
Përsëri Lutfi Haziri, po vendos të mbetet në Gjilan. Po kandidon dhe e di që fiton përsëri.
Profili i tij, është më i nevojshëm në qendër në Prishtinë, Kosovë, sidoqoftë ai vendosi të sakrifikoj edhe një herë për LDK’në. Ai nuk është si Vjosa Osmani e cila e sakatoi partinë.
Aq sa lajm i mirë, aq edhe i dhimbshëm. /Rahoveci INFO/