Të vërtetat për dialogun Kosovë-Serbi sipas Shalës

Sipas Shalës, e vërteta e parë është që nuk ka shtet dhe qeveri të Perëndimit e cila nuk e di se si do të përmbyllej dialogu i Brukselit.

Ndërkaq, ai thotë që e vërteta e dytë është që asnjë prej këtyre shteteve perëndimore nuk mund ta parashohë afatin kohor brenda të cilit marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhej.

E vërtetë e tretë, sipas Shalës, “kryeqendrat e Perëndimit, pra, Washingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Londra dhe Roma, aq sa nuk dinë se kur do të mund të arrihet Marrëveshja në mes të autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Beogradit”, raporton klankosova.

E vërteta e katërt dhe finale Shala thotë se është që “kryeqendrat e Perëndimit, teksa e dinë fare qartë se cili duhet të jetë elementi kyç i Marrëveshjes Gjithpërfshirëse në mes të Kosovës, apo, njohja reciproke  (zatën, dy Administratat e fundit amerikane, të Presidentëve Biden dhe Trump, e kanë artikuluar edhe publikisht këtë qëndrim), dhe derisa e dinë që sa më parë që është e mundur Kosova dhe Serbia duhet ta nënshkruajnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, nuk e kanë aspak të qartë se si kryengociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të mund të arrijnë tek epilogu i bisedimeve”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker