Ardian Gjini i bindur 100% se nuk do ta ketë rivale në zgjedhje Mimoza Kusarin

Ai në një intervistë për Rahoveci INFO ka thënë se ka shumë për t’i dhënë vendlindjes së tij dhe 88 fshatrave që përfshinë Gjakova.

“Me ka mbet edhe pak me i dhënë vendlindjes sime, Gjakovës. Jo pak po me ka mbet goxha, por besoj që mundem shumë me i dhënë komunës time. Du me ja dhënë edhe katër vjet Komunës dhe fshatrave të Gjakovës”, ka thënë ai.

Duke folur për zgjedhje, Gjini tha se është i bindur se AAK-ja do të dali më së mirë dhe se do t’i fitojnë shumicën e komunave pasi ka kandidatët më të mirë.

I pyetur se a mund ta ketë rivale në zgjedhje Mimoza Kusari-Lilën, e cila më parë ishte kryetare e kësaj komune, ai ka thënë se është 100% i sigurt që nuk do të marr pjesë.

“Me ka mbet edhe pak me i dhënë vendlindjes sime, Gjakovës. Jo pak po me ka mbet goxha, por besoj që mundem shumë me i dhënë komunës time. Du me ja dhënë edhe katër vjet Komunës dhe fshatrave të Gjakovës”, ka thënë ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker