Vetura elektrike që ka fituar vëmendjen e gjermanëve, me vetëm një mbushje përshkon 600 kilometra

Kompanitë që merren me prodhimin e veturave, çdo ditë e më shumë janë duke shprehur kreativitetin e tyre me mjete të ndryshme motorike.

Këtë më së miri e dëshmon mjeti më i ri elektrik i njohur si Xbus i Eletric Brands, kompani gjermane që tashmë ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Xbus është një prototip dhe duket më ndryshe nga mjetet tjera që jemi mësuar t’i shohim. Madje sipas evropianëve, Xbus nuk është një veturë – është një L7e apo katërçikël.

Kjo shpjegon se pse bateritë standardeve kanë kapacitete prej vetëm 10 kilowatt për orë, por mjaftueshëm për 200 kilometra me vetëm një mbushje.

Megjithatë si opsion ekziston edhe bateria prej 30 kilowatt për orë, që ka një rreze prej 600 kilometra.

Ky Xbus përdorë katër motorë elektrikë që gjenerojnë 75 kuaj-fuqi e shpejtësinë maksimale e ka 100 kilometra në orë. Peshon vetëm 450 kilogramë dhe është e mirë për transportim. /Rahoveci.INFO/

The post Vetura elektrike që ka fituar vëmendjen e gjermanëve, me vetëm një mbushje përshkon 600 kilometra appeared first on Rahoveci.INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker