Kurti kujton masakrën e Rahovecit

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë vazhduan tutje duke masakruar fëmijë, gra e pleq të strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit.

“Sot u bënë 23 vite nga ofensiva e forcave serbe në Rahovec e javës së 19 korrikut të vitit 1998. Për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare.  Vranë profesorë. Morën peng civilë. E në fund hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj ofensive. 150 persona kanë mbetur të vrarë, edhe 10 persona janë ende të pagjetur”, shkroi Kurti.

Përmes këtij shkrimi ai kujtoi të rënët por edhe të gjallët e kësaj masakre, duke thënë se ata mbijetuan për të treguar tmerrin e përjetuar dhe që akoma e bartin mallin e më të dashurve të tyre që më nuk janë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker