Vuçiq për ish-kryeministrat e Kosovës: Së paku merreshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë

Vuçiq për RTS, është shprehur se krahasuar me ish-përfaqësuesit e palës kosovare në negociata, me Kryeministrin Albin Kurti, e ka të pamundur të merret vesh për ndonjë gjë.

”Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se Kurti sot ka deklaruar para medieve se i ka dhuruar Vuçiqit një marrëveshje të paqes me gjashtë pika, por se ajo është refuzuar nga presidenti serb ende pa u lexuar.

Në anën tjetër, Vuçiq ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është i shqetësuar nga qasja e Kurtit, pasi që sipas tij ”Kurti është kthyer në shekullin e 19-të”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker