Zotimet e Kurtit në harresë, Vuçiq bëhet lëmsh: Çfarë ndodhi në dy takimet në Bruksel

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, erdhi në pushtet duke premtuar se do të vendoste reciprocitet me Serbinë dhe nuk do të shkonte në dialog pa kërkim falje nga pala serbe për gjenocidin në Kosovë. Madje, Kurti kishte thënë se së pari do të kërkonte zgjedhjen e çështjes së të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

Por, këto zotime u ”harruan” kur Kurti erdhi në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Ai u takua për herë të parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, më 15 qershor të këtij viti. Takimi u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësim të përfaqësuesve special të Bashkimit Evropian.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ishte përballur me kritika të shumta nga opozita, të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga ai për zotimet që kishte bërë gjatë fushatës elektorale.

Pas takimit të parë, Kurti kishte deklaruar se ”ky nuk është një vazhdim i dialogut të vjetër, por një fillim i dialogut të ri Kosovë-Serbi”.

Bashkimi Evropian nga ana tjetër, kishte theksuar se dialogu është vazhdim i të gjitha të arriturave të deritanishme mes Kosovës e Serbisë.

Përderisa pala serbe kishte kërkuar formimin sa më të shpejtë të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti kishte thënë se Asosacioni që ishte planifikuar të ndodhte ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, andaj kishte deklaruar se do të shqyrtohej mundësia për themelimin e një asosacioni që do të integronte të gjithë qytetarët dhe jo një asosacion një-etnik.

Takimet mes Kurtit e Vuçiq nuk u ndalën me kaq. Ai u takua me presidentin serb edhe gjatë ditës së sotme në Bruksel, ku ishin prezent edhe ndërmjetësuesit e BE-së.

Pas takimit, Kurti është deklaruar para medieve duke thënë se i ka propozuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, një marrëveshje me 6 pika, por se ajo është refuzuar nga pala serbe.

”Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, ka deklaruar sot Kurti, transmeton Rahoveci INFO.

Lexo edhe:

Kjo është Deklarata e Paqes të cilën Kryeministri Kurti thotë se ua ofroi pales serbe në Bruksel

Ai ka thënë se refuzimi nga pala serbe po tregon mungesë gatishmërie për marrëveshje.

Vuçiq në anën tjetër është shprehur i shqetësuar para medieve, duke thënë se nuk e di çfarë do të bëj.

Lexo edhe:

Vuçiq pas takimit: Njerëzit në BE nuk besojnë ato që po dëgjojnë, Kurti është kthyer në shekullin e 19-të

”Njerëzit e BE-së nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Kurti është kthyer në shekullin e 19-të”, ka deklaruar Vuçiq.

Deklaratat e presidentit serb vijnë pasi që kryeministri Kurti në tavolinën e bisedimeve është raportuar se ka përmendur faktin që Serbia ka kryer tri gjenocide ndaj popullatës në Kosovë.

Takimi i dytë Kurti-Vuçiq është pritur me kritika të shumta përsëri në Kosovë nga ana e opozitës, të cilët i kanë kujtuar kryeministrit të Kosovës premtimet e tij gjatë kohës sa ishte në opozitë dhe gjatë fushatës elektorale.

Opozita kanë kërkuar nga Kurti që të raportojë në Kuvend para dhe pas takimeve me palën serbe, ashtu siç ai vetë kishte kërkuar nga kryeministrat e mëhershëm të Kosovës.

Kësaj radhe, Kurti nuk ka qëndruar fare në Kosovë para udhëtimit për në Bruksel, por ka shkuar atje nga Franca, ku ka qëndruar së bashku me familjen e tij për Festivalin e Kanës. /Rahoveci INFO/

Lexo edhe:

Kurti thotë se Vuçiqi refuzoi propozimin e tij për një marrëveshje

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker