“Asgjë nuk solli takimi me Kurtit dhe Vuçiç”, analistja komenton takimin në Bruksel

Bashkimi Europian që nga 2018 nuk ka asnjë sukses në dialog. Për Lajçak, sukses është fakti që palët po takohen, palët po bien dakord për t’u takuar në nivel ekspertësh dhe takimi tjetër në nivel të lartë politik do të jetë në shtator. BE është e kënaqur me kaq”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

Analistja theksoi se ky proces që ka gjasa të shtyhet deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

“Një zgjidhje e problemit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ende afër dhe duhet punuar shumë në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Znj. Emini analizoi edhe pozicionin e kryeministrit Kurti në këtë proces, ku tha se sukses i tij është “hedhja e topit” në fushën e Serbisë. Por, analistja nënvizoi se tani kemi një Kosovë të gatshme për të negociuar, që ka edhe kushtet e saj në këtë proces.

“Kurti ka për të mësuar shumë gjëra për dialogun. Koha dhe kjo zvarritja është një nga strategjitë që Kurti po e përdor në proces. Kërkesat e Kurtit janë kërkesa të papranueshme për Serbinë dhe kërkojnë shumë kohë”, deklaroi ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker